Take a fresh look at your lifestyle.

Liverpool bën detyrën ndaj Portos – Tottenham fiton derbin ndaj Manchester Cityt

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Portos.

Liverpool ka mposhtur Porton në ‘Anfield’ me rezultatin 2-0, përcjell GazetaBlic.

Lojtarët e Jurgen Klopp e kryen detyrën në pjesën e parë – pasi Naby Keita 5′ dhe Firmino 26′ shënuan për të kompletuar fitoren në ndeshjen e parë.

Skuadra e Liverpoolit tani shkon më e relaksuar në Portugali, pas kësaj fitore bindëse ndaj Portos.

Në ndeshjen tjetër në ‘Tottenham Stadium’, skuadra e Tottenhamit ka mposhtur Manchester Cityn me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë duel e ka shënuar sulmuesi korean, Son në minutën e 79’të të duelit.

Vlen të theksohet se sulmuesi i Manchester Cityt, Kun Aguero humbi penalltinë në pjesën e parë, pasi goditjen e tij e lexoi mjaft mirë portieri, Hugo Lloris.

Fat të mirë në këtë duel nuk kishte as sulmuesi, Harry Kane, pasi u lëndua në minutën e 58’të të duelit.

Gjysmëfinalisti nga kjo ndeshje do të përcaktohet në ‘Etihad Stadium’.

/GazetaBlic/