Take a fresh look at your lifestyle.

Ministri i pakicave serbe, i quan shqiptarët e Kosovës gjakpirës, kurse NATO-në Organizatë terroriste

Ministri i pakicave Serbe në Republiken e Kosovës i cili drejton Ministrinë e Pushtetit Lokal në Qeverinë Haradinaj, ka quajtur shqiptarët e Kosovë si gjakpirësa kurse NATO-në si organizatë terroriste dhe si agresore.

Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, Teodosijevic ka bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe turpëruese.

Ministri nuk ka ngurruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar. Informon Indeksonline.net

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan.

/GzetaPremium