Take a fresh look at your lifestyle.

Vjosa Osmani nga LDK, zgjedhet anëtare e Bordit e Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së

Deputetja e Republikës së Kosovës nga radhet e LDK-së Vjosa Osmani është zgjedhur anëtare e Bordit të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së

Deputetja e Republikës së Kosovës nga radhet e LDK-së Vjosa Osmani, është zgjedhur anëtare e Bordit të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së. Vjosa Osmani së bashku me disa deputet të tjerë ishte pjesë e konferencës së punës së Rrjetit Global të Bankes Botërore, që u mbajtë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani përmes një deklarate të saj pas emrimit si anëtare e Bordit, është shprehur e lumtur që përfaqëson Republikën e Kosovës në këtë event kaq prestigjioz, si dhe ka falenderuar vendet mike si dhe në veçanti ekipin e Kosovës dhe SHBA-në për lobimin e sukseshëm që kanë patur.

Kujtojmë që Vjosa Osmani është deputete nga radhet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe është deputetja femër më e votuar në Kosovë me rreth 65000 (mijë) vota të marrura në Zegjedhjet Qendrore të Qërshorit të vitit 2017.

/GazetaPremium