Take a fresh look at your lifestyle.

Sot në Champions luhet Çerekfinalja e yjeve, Manchester United vs Barcelona

Sot në ditën e dytë të çerekfinaleve të Champions League luhet ndeshja e yjeve, ose siç është quajtur në ditën kur është hedhur shorti si finalja e parakohëshme.

Sot në ditën e dytë të çerekfinaleve të Champions League luhet ndeshja e yjeve, ose siç është quajtur në ditën kur është hedhur shorti si finalja e parakohëshme. Ndeshja do të luhet në stadiumin mitik Old Traford në Manchester me fillim nga ora 21:00, kurse dy ekipet vijnë në këtë ndeshje pas një forme mjaft të mirë që po kalojnë.

Dy ekipet në të shkuaren kanë patur ballafaqime mjaft interesante ku mes Manchester United dhe Barcelonës janë luajtur edhe dy finale të Champions League, dhe që të dya i ka fituar Barcelona, atë kohë e drejtuar nga Pep Guardiola, i cili kishte mposhtur Manchester United-in e legjendës Ser Alex Ferguson.

Pogba, Rashford e Lukaku në njërën anë, e Coutinho, Suarez e Messi në anen tjetër, padyshim se do të na dhurojnë spektakel sonte.

/GazetaPremium