Take a fresh look at your lifestyle.

Arsenal mposhtë Napolin, Chelsea fiton minimalisht ndaj Slavia Prague

Arsenal ka mposhtur Napolin në kuader të Çerekfinaleve të Europa League, me rezultat komod 2-0.

Arsenali ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës me rezultat 2-0.

Topçinjtë ishin më të mirë prej fillimit deri në fund duke i radhitur rastet para portës së Alex Meret.

Arsenalit iu deshën vetëm 15 minuta ta gjejnë golin e parë.

Një aksion i bukur i tyre u shndërrua në gol pas asistimit të Maitland-Niles drejt Aaron Ramseyt, Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Kalidou Koulibaly shënoi në portën e tij pas një goditje të Torreiras, me pjesën e parë që përfundoi 2-0.

Në pjesën e dytë edhe pse skuadrat u hapën dhe kishte shumë raste, nuk erdhi asnjë gol. Ramsey dhe Aubameyang kishin raste të mira në fund, por goditjet e tyre nuk e qëlluan kuadratin. Kështu përkunder gjysem rasteve që kishin skuadrat rezultati mbeti i njëjt me Arsenalin që siguroj fitoren e parë në çerekfinalen e parë.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka mposhtur Slavia Prague në udhëtim me rezultat 0-1, ku ka realizuar një fitore mjaftë të rëndësishme në udhëtim, fitore kjo e cila i siguron një komoditet për ndeshjen e kthimit. Golin për Chelsean e realizoj Marcos Alonso në minuten e 86-të të takimit.

Kurse ndeshja Villareal vs Valencia përfundoj 1-3 për mysafirët, kurse ndeshja Benfica dhe Frankfurt përfundoi në të mirë të portugezëve me rezultat 4-2.

/GazetaPremium