Take a fresh look at your lifestyle.

Barcelona fiton me autogol në ‘Old Trafford’! Ajaxi barazon me Juventusin

Barcelona triumfon në “Old Trafford” me rezultat 1:0 ndaj Manchester Utd dhe ia lehtëson punën vetes për takimin e kthimit të çerekfinales së Champions League. Barcelona me qetësi e pret takimin e kthimit në Camp Nou, pasi ka epërsinë në rezultat dhe përparësinë e fushës, kurse “Djajtë e Kuq”  tani e kanë presionin e madh, por gjithçka është e hapur ani se luajnë në udhëtim, ngase, nuk duhet harruar se edhe me PSG-në pësuan si vendas me 0:2 por në Paris triumfuan me 3:1 dhe arritën këtu ku janë edhe sot. Në minutën e 12-të, një veprim i shpejt i Barcelonës ku Luis Suarez goditi bukur me kokë dhe futbollisti Shaw duke tentuar ta evitoi rrezikun shënoi autogol për fitoren (0:1) e katalunasve. Lionel Messi me shokë morën rezultat fantastikë në fushë të Manchester Utd dhe po iu troket gjysmëfinalja.

Në takimin tjetër që u zhvillua në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdan nuk pati fitues mes Ajaxit dhe Juventusit. Ajaxi tregoi lojë të mirë, nxori rezultat pozitiv dhe mjaft premtues për takimin e kthimit në Torino. Ajaxi u nda baras me rezultat 1:1 me Barcelonën.

Juve luftoi deri në pikën e fundit, por nuk doli me fitore nga Amsterdami, mbi të gjitha ky rezultat i shkon fortë përshtati sepse edhe me barazim 0:0 në Torino shkon më tej. Në minutën e 45-të, Cristiano Ronaldo, e kush tjetër! Ronaldo gjithnjë është ferr për ekipet. Ai është motori i skuadrës italiane dhe nëse Juve kualifikohet në gjysmëfinale,  pa dyshim se portugezi është më i merituari.

Cancelo harkoi kurse Ronaldo si tornado nga afërsia pothuajse fluturoi dhe me kokë goditi bukur duke e  fut topin në rrjetë, për 0:1. Në pjesën e dytë, ende pa kaluar disa sekonda përkatësisht në minutën e 46-të, David Neres merr një top dhe me shpejtësi futet në 16-sh, i cili nga rreth 14 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të portës së Juves, duke barazuar rezultatin 1:1.

Me këtë rezultat në ndeshjen e kthimit të gjitha mundësitë janë të hapura, ani pse provizorisht ky rezultat favorizon Juventusin.

/GazetaPremium