Take a fresh look at your lifestyle.

Vlorë, shpërthim tritoli në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Vlorë

Më datë 11.04.2019, rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, raporton Top Channel.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Po punohet intensivisht për idenifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/GazetaPremium