Take a fresh look at your lifestyle.

Arban Abrashi: LDK filloj kategorizimin e penzioneve kontributëdhënëse

Deputeti i LDK-së Arban Abrashi ka potencuar sot në Kuvendin e Kosovës se ishte ai si Minister i Lidhjes Demokratike të Kosovës në ministrinë e punës që kishte filluar kategorizimin e penzioneve kontributëdhënëse.

Deputeti i LDK-së Arban Abrashi në fjalen e tij mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës ka theksuar se ishte ai i cili ka filluar punën sa i takon kategorizimit të penzioneve kontributëdhënëse. Abrashi ka bërë thirrje, që të gjitha kategorive të këtyre skemave penzionale, t’i vlerësohet puna e bërë, siç tha ai proporcionalisht me vitet e punës që i ka patur.

Në vazhdim të fjalimit deputeti Arban Abrashi ka theksuar se LDK si grup parlamentar do të përkrah këtë projektligj me idetë dhe propozimet e saja, por njëkohësisht ai i ka bërë thirrje Qeverisë Haradinaj që të sjell plotësim-ndryshimin e ligjit, dhe të shiqohet që penzionistët që se mbrrijnë moshen 15 vjeçare të kontributëdhënjes, të vlerësohen varësisht sa kanë punë, me qëllim që të mos mbesin të anashkaluar.

Kujtojmë që sot Kuvendi i Kosovë ka diskutuar shumë pika të rendit të ditës të cilat kanë mbetur të pa trajtuara me muaj të tërë.

/GazetaPremium