Take a fresh look at your lifestyle.

Besa Gaxherri: Thaçi po dëshiron të shlyej edhe histroinë e Presidentit Rugova

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri ka akuzuar Presidentin Thaçi në seancen plenare të kuvendit se pse ky i fundit ka hequr vulen e Presidentit Rugova nga zyrja e presidencës.

Besa Gaxherri deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar Presidentin Hashim Thaçi, se po dëshiron të shlyej çdo gjurmë të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Tutje Besa Gaxherri ka thënë se: “Presidenti Thaçi lere që ka hequr nga zyrja vulen e Presidentit Rugova, por ai ka filluar me librat e tij që po i paguan, po tenton të shlyej edhe çdo gjë historike që ka lënë Presidenti Rugova në historinë e Kosovës.”.

Kujtojmë që Presidenti Thaçi ka hequr nga përdorimi vulen presidenciale të Presidentit Rugova nga presidenca, dhe kjo gjë ka ndodhur muaj më parë.

/GazetaPremium