Take a fresh look at your lifestyle.

Harry Kane humb sezonin

Sulmuesi i Tottenham Hotspur Harry Kane ka humbur sezonin, ai nuk do të jetë i gatshëm t’i ndihmoj ekipit të tij gjatë pjeses së mbetur të sezonit.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur Harry Kane ka humbur sezonin aktual me klubin e tij londinez, këtë fakt e kanë konfirmuar stafi mjeksor i klubit londinez, duke treguar që gjasat që ylli i Tottenham të rikuperohet shpejt janë zero.

Harry Kane u lëndua në gjurin e këmbës së majt gjatë sifdes së Champions-it ndaj Manchester Cityt, ku ishe larguar nga fusha qysh në pjesën e parë të lojës. Në anën tjetër Tottenham-it i mbetet të gjejë zgjidhje tjera për sulmin, me iden që të mos e humbas hapin në ligë, si dhe të mund ta mbroj rezultatin e favorshëm që e ka fituar në kuadër të ndeshjes së parë në çerekfinalen me Manchester City-n.

/GazetaPremium