Take a fresh look at your lifestyle.

Vdes gruaja e kasapit të Ballkanit

Mirjana Markoviq, vejusha e kryekriminelit të Serbisë Sllobodan Millosheviq, vdiq sot.

Sipas mediave serbe, ajo vdiq rreth orës 15.00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Ish-shefja i JUL-it ka pasur disa operacione në vitet e fundit. Ajo ka qenë në spital në Rusi javën e kaluar dhe gjendja e saj karakterizohej si e vështirë, por jo e rrezikshme për jetën.

Gjykata e Apelit në Beograd kohët e fundit hoqi vendimin me të cilin  Markoviq u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre në ndarjen e apartamenteve shtetërore dhe urdhëroi përsëritjen e gjykimit.

Në vitin 2005, Serbia lëshoi një urdhër për Markoviq, i cili është ende në fuqi. Ajo gëzonte statusin e refugjatit politik në Rusi dhe nuk mund të arrestohej.