Take a fresh look at your lifestyle.

Pasi iu kundërvu për komentin diskriminues, Ermali sqaron Oltin

Opinionisti Olti Curri reagoi pak orë më parë ndaj komentit të Ermal Fejzullahut në një foto të publikuar nga menaxheri i këngëtarëve Faton Shoshi, ku ky i fundit dukej duke darkuar me këshilltarin dhe ndihmësin personal të presidentit të Gambias. Mirëpo, ironia e Oltit duket se është përkthyer nga Ermali si mungesë aftësie të të kapurit batuta.

“Të kuptuarit e batutave është një aftësi më vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto”– ka shkruar Ermali, duke theksuar kështu se komenti i tij nuk është aspak diskriminues, ashtu sikurse e cilëson OltiN.

Mirëpo, komenti është vlerësuar si i tillë jo vetëm nga opinionisti por edhe nga ndjekësit e Fatonit. Këta të fundit madje i kërkuan këngëtarit që ta fshinte komentin e tij.