Take a fresh look at your lifestyle.

Ajax është befasia e sezones në Champions League, eleminon edhe Juventusin

Ajax Amsterdam është befasia e këtij sezoni në garen e UEFA Champions League.

Ajaxi ka bërë surprizen e madhe sonte në Torino duke eleminuar “zonjën” e këtij qyteti Juventusin, kjo pasi ekipi ikon holandez arriti t’i mund torinezët 1-2 si mysafir duke bërë që barazimi 1-1 në Holandë të mos vlej fare.

Ekipi i Erik ten Hag u pa që nga fillimi që kishte hyrë me një vendosmëri të madhe duke bërë një presion të jashtëzakonshëm. Ani pse Ajax u gjend në disavantazh prej 1-0 pas golit të C. Ronaldos në minuten e 28-të, talentet nga Holanda ditën të rikthehen dhe atë e bën qysh në pjesën e parë, kjo pasi ata barazuan rezultatin përmes Donny van de Beek në minuten e 34-të.

Pjesa e dytë ndryshe u pritë dhe ndryshe ndodhi. Kur të gjithë pritnin që Juventus do të sulmonte dhe do të shënonte golin e kualifikimit, ndodhi e kundërta. Kjo pasi lojtaret e Erik ten Hag ishin mjaftë të vendosur për kualifikim, dhe këtë gjë e arriten pas golit të Matthijs de Ligt në minuten e 67-të, e cila minutë ishte fatale për ekipin e Allegrit, kjo pasi Juventus asnjëherë më nuk arriti të këndellej dhe Ajaxi kështu siguroj një biletë për Gjysëm Finale pas shumë vitesh.

/GazetaPremium