Take a fresh look at your lifestyle.

Barcelona demolon Manchester United-in 3-0

Barcelona ka siguruar bileten për Gjysmë Finale duke eleminuar Manchester United me rezultat bindës 3-0.

Barcelona ka siguruar kualifikimin në Gjysëm-Finale duke eleminuar Mnachester United-in me rezultat të përgjithëshëm 4-0. Katalanasit mposhtën Djajtë e Kuq edhe në ndeshjen e dytë, madje paster 3-0, duke i përcjellur këta të fundit drejtë eleminimit.

Heroi i ekipit të Valverdes ishte padyshim superylli argjentinas Lionel Messi i cili qysh në pjesën e parë eleminoj çdo dilem sa i takon kualifikimit. Ai realizoi golin e parë në minuten e 16-të pas një lëshimi të mbrojtjes së United, kurse golin e dytë i cili ishte edhe “vula” kualifikuese e realizoi në të 20-tën.

Golin e tretë dhe të mbylljes së ndeshjes e ralizoi ish lojtari i Liverpool Phillippe Coutinho në minuten e 61-të të ndeshje, duke bërë kështu që ekipit të Ole Gunar Solskjaer t’i shuhen të gjitha gjasat për një rikthim të mundshëm.

/GazetaPremium