Take a fresh look at your lifestyle.

Avdullah Hoti: Duhet të bëjmë gjithçka që përsonat e kthyer të integrohen

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka bërë thirrje që institucionet e Republiksës së Kosovës dhe ne si shoqëri të bëjmë gjithçka për integrimin në shoqëri të të kthyerve nga Siria.

Ish ministri i financave në Qeverinë Mustafa dhe akutalisht Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti përmes rrjetit social Facebook ka bërë thirrje për një riatëdhesim të dinjitetshem të të kthyerve nga Siria.

Hoti në mes tjerash tha se: “Vendimin për të pranuar kthimin e tyre në Kosovë duhet parë si nevojë dhe obligim për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në tejkalimin e situatave të krijuara nga terrorizmi dhe radikalizmat.” Tutje Hoti në emër të LDK-së ka bërë thirrje për bashkëpunim të të gjitha instancave shtetrore, me qëllim që integrimi i të kthyerve në shoqëri të jetë sa më i leht.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Hotit në llogarinë e tij.

“Institucionet tona, dhe e gjithë shoqëria, duhet të bëjnë çdo gjë të nevojshme për integrimin e personave të kthyer nga lufta në Siri, shumica e të cilëve gra e fëmijë. Si institucione nuk kemi përvojë në këtë drejtim dhe kjo do të jetë sfidë e vështirë. Na duhet përkushtim dhe angazhim i institucioneve, komunitetit dhe familjarëve, në mënyrë që integrimi i këtyre personave të jetë më i lehtë.
Vendimin për të pranuar kthimin e tyre në Kosovë duhet parë si nevojë dhe obligim për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në tejkalimin e situatave të krijuara nga terrorizmi dhe radikalizmat. 
Për të kthyerit, fëmijët dhe gratë në veçanti, e kemi obligim si shoqëqi që të ofrojmë një ardhmëri më të mirë, paqe e prosperitet dhe vlera të dëshmuar evro-perëndimore që i aspirojmë të gjithë.”

/GazetaPremium