Take a fresh look at your lifestyle.

Le Drian: Nuk ka zgjidhje ushtarake në Libi

Franca përjashton luftën si mundësi zgjidhjeje në Libi.

Nuk është e mundur që të mendosh për asnjë zgjidhje ushtarake për krizën në Libi, vetëm nëpërmjet dialogut politik mund të arrihet tek zgjedhjet, deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian në një konferencë për shtyp me homologun e tij italian, Enzo Moavero Milanesi.

“Nuk është e mundur të bëhet asgjë në libi nëse nuk ka një marrëveshje të fuqishme franko-italiane dhe nuk ka një rrugëdalje të krizës përveç asaj politike”, tha ministri francez.

“Kriza në Libi mund të bëhet shumë e rrezikshme, kështu që është e rëndësishme që t’i vendoset pikë”, theksoi Le Drian.

/GazetaPremium