Ekipi i Pep Guardiolas Manchester City ka mposhtur minimalisht 1-0 ekipin e Tottenham Hotspur.
Pep Guardiola dhe ekipi i tij kanë mposhtur ekipin e Mauricio Pochetinos Tottenham Hotspur 1-0, duke ju hakmerrur kështu për atë eleminim që “gjelat” nga Londra i bënë ekipit të Pep Guardioles në mesjavë duke i qitur kështu jashtë gares së Champions League.
Manchester City sonte ishte futur shumë më i vendosur duke mos lejuar gabime në mbrojtje, me iden që të mos bënte më hapa fals.
Kështu ekipi i spajollit Pep Guardiola dominoj takimin duke mos lënë hapësira për Tottenham-in, dhe përmes golit të të riut Philip Foden i cili kishte realizuar në minuten e 5-të, arriti të argëtoj 3 pikë shumë të rëndësishme në luften për titull të kampionit në Premier League.
Manchester City me këtë fitore shkon në kuoten e 86-të pikëve një më shumë se ekipi i Liverpool i cili ndeshjen e kësaj xhiroje do ta luaj nesër me fillim nga ora 15:05.
/GazetaPremium