Take a fresh look at your lifestyle.

Eskalon Albin Kurti: E quan lepur Aleksandër Lumezin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur sot Prokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin si një ‘lepur’,  transmeton Gazeta Metro.


Lideri i VV’së, nuk ka pasur fare keqardhje për Prokurorin Lumezi, Kurti e ka quajtur atë si ‘lepur’ dhe se nuk e ka vendin në rrugën me emrin ‘Luan Haradinaj’.

“Ky lepur, nuk e ka vendin në rrugën me emrin Luan (Haradinaj)” ka thënë Kurti, duke shtuar se deri tani, asnjë herë nuk ka qenë më i kapur shteti.

Sipas kryetarit të LVV, asnjë ministër i qeverisë nuk i frigohet Lumezit, e ky i fundit druhet prej cilitdo prej tyre.

“Nuk mund të ketë luftë të korrupsionit, gjyqësor të drejtë, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin”.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë paqësore pranë objektit të Prokurorisë së Shtetit për ditën e premte, 26 prill./gazetametro.net