Take a fresh look at your lifestyle.

Zbulohen mesazhet: Çfarë i thanë dy rusët nga Moska Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka rënë në kurthin e talljeve të dy rusëve nga Moska, transmeton Gazeta Metro.

Janë Vovan dhe Lexus janë dy mashtruesit nga Moska të cilët janë tallur me Haradinajn, duke e thirrur në telefon, ku ju kanë prezantuar sikurse presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se do ta njohë pavarësinë e Kosovës nësë fiton zgjedhjet, transmeton Gazeta Metro.Ata janë paraqitur sikurse Poroshenko, i kanë thënë se nëse Haradinaj përkrahë atë në zgjedhje ai do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj duke ju besuar këtyre të fundit, ai madje ka bërë një tëeet në Tëitter duke i dhënë mbështetje të madhe Petro Poroshenko, madje aty janë përmendur edhe dy emrat Vovan dhe Lexus.

Shaun Walker, gazetari i njohur i The Guardian i cili mbulon Evropën Qëndrore dhe Lindore, ka zbuluar lajmin se dy mashtrues nga Kremlini janë tallur me Haradinajn, e ky i fundit ka rënë pre e këtyre mashtrimeve.

“Duket se kryeministri i Kosovës ka pranuar një telefonat nga mashtruesit e Kremlinit, Vovan dhe Lexus. Si politikanët tonë po bien pre e këtyre mashtrimeve”, ka shkruar Walker..

Walker shpjegon tutje se si këta të fundit kanë telefonuar Haradinajn duke ju paraqitur si Poroshenko dhe i kanë premtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nëse ky i fundit e përkrahë atë.

“Vovan dhe Lexus e kanë telefonuar kryeministrin Haradinajn dhe i kanë thënë së është Poroshenko dhe se Ukraina do ta njohë Kosovën nëse fiton në zgjedhje”, njofton Walker, transmeton Gazeta Metro.

Por, Haradinajt ju janë dashur disa ditë që ta kuptojë se e gjitha kjo ka qenë një tallje nga disa mashtrues nga Kremlini, ku e ka fshirë postimin e tij në Twitter.

“Kryeministri i Kosovës tashmë ka fshirë tëeetin e tij ku i dëshironte sukses në zgjedhje Poroshenkos ‘dhe kryeministrin të tij Vovan Lexusov’. Supozohet që Vovan dhe Lexus së shpejti do të lëshojnë audio të thirrjes së tyre të fundit të mashtrimit”, ka shkruar Walker.

Ndërkohë që në Kosovë nuk është zbuluar ky mashtrim nga rusët, Gazeta Metro ka mësuar përmes gazetarit Paul Walker se tani do të dalin edhe audio-incizimet e këtij mashtrimi./gazetametro.net