Take a fresh look at your lifestyle.

PDK-ja në Gjilan zgjedh kryetar një të akuzuar për krim të organizuar

Partia Demokratike e Kosovës ka përfunduar zgjedhjet e mbrendshme në pikën e saj në Gjilan, ku Kryetar i kësaj pike është zgjedhur Qemajl Mustafa, i cili është i akuzuar nga prokuroria shtetrore për krim të organizuar në kohën sa ishte Kryetar Komune.

Sipas PDK-së procesi ka qenë demokratik dhe anëtarë e kësaj partie kanë vendosur për këtë kandidat.

Kujtojmë se aktakuza për Qemajl Mustafën është ngritur në muajin Shkurt, ku Gjykata e Apelit kishte urdhëruar Gjykatën e Themelore të fillojë mbajtjen e gjykimit për Mustafen, njofton Koha Net.

Kujtojmë, se Mustafa e kishte quajtur si vendim të ndikuar nga politika, këtë vendim të Gjykatës së Apelit.

/GazetaPremium