Take a fresh look at your lifestyle.

Rezultat i ngushtë në Maqedoninë Veriore, Presidenti zgjidhet në rundin e dytë

Rundi i parë në zgjedhjet për President të Maqedonisë Veriore ka nxjerrur jashtë gare shqiptarin Blerim Reka, duke quar kështu dy kandiatët atë të LSDM-së dhe VMRO-së në balotazh.

Me më pak se dy për qind të votave të mbetura pa numëruar, rezultati për president në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut tregon garë tejet të ngushtë mes Stevo Pendarovskit të përkrahur nga LSDM-BDI dhe Gorgana Siljanovska-Davkova e përkrahur nga VMRO-DPMNE. Raporton Koha Net.

Pendarovski prin me 42.72 për qind të votave, apo 316 mijë e 716 vota, për dallim nga Davkova që ka 42.58 për qind apo 315 mijë e 651 vota.

Blerim Reka është i treti me 10.35 për qind apo 76 mijë e 697 vota.

Pasi që asnjëri kandidat s’ka arritur të sigurojë 50 përqindëshin në këto zgjedhje, vendi do të shkojë në balotazh ku qytetarët do të zgjedhin mes Pendarovskit dhe Davkovës.

/GazetaPremium