Take a fresh look at your lifestyle.

Sanders e kalon Bidenin në sondazhe

Një sondazh i ri për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike mbi kandidatin për president, në shtetin e New Hampshire, tregon se senatori nga shteti i Vermontit dhe ish-kundërshtari i Hillary Clinton, Bernie Sander, po e kryeson garën brenda partisë, raporton Fox News.

Sondazhi nga Universiteti i New Hampshire tregon që ish-zv.presidenti i SHBA’së, Joe Biden do të dalë i dyti, ndërsa i treti do të dalë Pete Buttigieg, kryetari i qytetit South Bend të Indianës.

Sipas këtij sondazhi, në New Hampshire, Sander do t’i marrë 30% të votave, Biden do t’i marrë 18% ndërsa Buttigieg 15%.

Biden dhe Sanders, kanë qenë në krye të çdo sondazhi që është bërë.

Në një sondazh të përgjithshëm në SHBA, të organizuar nga Fox News, 51% e demokratëve preferojnë që Biden t’i hyjë garës për kandidim, ndërsa 36% prej tyre shpresonin që ai nuk do ta bënte këtë.

31% e të anketuarve thanë që Sanders ka mundësi që ta mposhtë Trumpin në zgjedhje, ndërsa 25% mendonin se Biden mund ta mposhtë Trumpin, në zgjedhjet e vitit 2020.

Përndryshe, personi që e fiton garën brenda partisë, bëhet kandidati i partisë në zgjedhjet presidenciale.

/GazetaPremium