Take a fresh look at your lifestyle.

Edita Tahiri bën horë gazetarin Alban Dudushi

Ish-Kryenegociatorja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri ka bërë horë gazetarin e Top-Channel Alban Dudushin, duke ja kujtuar këtij të fundit lidhjet e afërta me pushtetin e Edi Rames.

Ish-Zevendes Kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka replikuar ashper në mediat shqiptare me gazetarin Alban Dudushi i cili ka pyetur zonjën Tahiri se çka kishte bërë ajo për 7 vite në udhëheqje të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Z. Tahiri në përgjigjjen e sajë ka qenë shumë e ashpër ndaj gazetarit duke ja kujtuar atij lidhjet me pushtetin e Kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama.

Tutje ajo u përgjigj: “Je bërë nervoz se ka dështuar kryeministri yt”, tha Tahiri. Këtu ajo morri përgjigjen nga gazetari Dudushi i cili i tha se ka kaluar shumë pushtete dhe do t’i kaloj edhe disa të tjera.

Kujtojmë që Edita Tahiri ishte udhëheqëse e bisedimeve Kosovë-Serbi për 7 vite, kurse ajo tani është njëra nga shumë kundërshtarët e ashpër të ides së “korigjimit të kufirit”, ide kjo e cila ishte zgjuar nga Presidenti kosovarThaçi dhe mbështetur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

/GazetaPremium