Take a fresh look at your lifestyle.

Rashica: Shumë angazhime, ka mundesi qe mungoj ne dasmen time

Milot Rashica ka dhënë një intervistë speciale për Tv Dukagjini, ku ka rrëfyer jetën e tij në Bremen.

Futbollisti i Werder Bremen Milot Rashica ka dhënë një intervistë ekskluzive për Televizionin Dukagjini, e cila është bërë gjatë javes që shkoj. Rashica bashk me të dashuren e tij Belkiz Kera në shtëpinë e tij në Bremen kanë treguar shumë gjëra të rëndësishme të tyre.

Rashica ka treguar se është shumë i angazhuar me ekipin e tij të Werderit dhe se nuk i bie që të jetë shpesh në shtëpi. Madje Rashica ndër të tjera theksoj se: “angazhimet e mia pushojnë vetëm kur vi në Kosovë, madje aq i angazhuar jam sa që mendoj qe do mungoj në dasmen time.”.

Tutje Rashica tregon edhe se si po i hecen kariera në Bremen, duke thënë se është jashtzakonisht e vështirë të vish nga Vushtrria dhe të ngritesh në karrier, sepse sipas tij duhet motivim i lartë, por me punë dhe angazhim ja arrinë të gjithave.

Krejt në fund, Rashica tha se e ndjen në çdo ndeshje mbështetjen që populli i Kosovës të cilit i falenderohet shumë për mbështetjen.

/GazetaPremium