Take a fresh look at your lifestyle.

Selmanaj: Idea e korigjimit është e vdekur, e kemi thënë qe një Vit

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka deklaruar sonte në Interaktiv të KTV-së se idea e “korigjimi të kufirit” është e vdekur dhe këtë gje e ka vërtetuar edhe Samiti i Berlinit.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka deklaruar se idea e korigjimi të kufijve ka vdekur, dhe këtë gjë LDK e ka thënë qe një Vit. Madje Selmanaj ka deklaruar poashtu se Samiti i Berlinit vetëm e ka konfrimuar se Korigjimi i Kufirit ska gjasa të ndodhë.

Ai ka fajsuar Presidentin Thaçi i cili sipas tij ka marrur në dorë iden e Serbisë për ndarje të Kosovës, duke e propozuar këtë ide herë si korigjim të leht, e herë si ndryshim kufijsh.

Më tej Selmanaj shtoj,
“Vlerësimi për Samitin e Berlinit është pozitiv nga ana jonë. Kemi përshtypjen se me këtë Samit mori goditjen e merituar, projekti i nisur në Beograd e i promovuar në Kosovë përmes Thaçit e i mbështetur nga Rama për ndarje të Kosovës, shkëmbim e lojëra tjera”, ka thënë Selmanaj në Interaktiv të KTV-së.

Kujtojmë që LDK ka kundërshtuar që nga fillimi iden e korigjimi të kufijve duke e quajtur këtë ide si të rrezikshme, e cila cënon rënd shtetin e Kosovës.

/GazetaPremium