Take a fresh look at your lifestyle.

Berlusconi dërgohet në spital

Mediat Italiane raportojnë se Ish-Kryeministri Italian Silvio Berlusconi është dërguar në spital për shkaqe shëndetësore.

“Silvio Berlusconi dërgohet në spital” kështu shkruajnë mediat Italiane duke raportuar se ish-Kryeministri është dërguar me ambulancë në spitalin e Milanos, kjo, sepse ai ndiente dhimbje të mëdha në veshka.

82-vjeçari mori trajtim mjekësor, megjithatë Berlusconi planifikon që të marrë pjesë në një aktivitet politik më vonë. Silvio Berlusconi u dënua për mashtrim tatimor në vitin 2013 dhe që prej atëherë ka mbajtur një profil të ulët publik.

Ai ka drejtuar partinë Forza Italia dhe ka qenë Kryeministër i Italisë nga viti 2008 deri në vitin 2011, kur për të nisën problemet ligjore. Berlusconi ka qenë i përfshirë edhe në një çështje gjyqësor për një prostitutë të mitur, që përfundimisht u shpall i pafajshëm. Por kjo ngjarje i shkaktoi humbje të madhe në elektorat.

/GazetaPremium