Take a fresh look at your lifestyle.

Isa Mustafa: Idea e korigjimit u shua ende pa u kthyer Thaçi në Kosovë

Ish-Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka kundërshtuar qasjen e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, gjatë Samitit të Berlinit.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka kritikuar qasjen e liderëve institucional gjatë takimi të Berlinit, duke thënë se ani pse shkuan me një airoplan së bashku, ata prapë kishin qendrime diametralisht të kundërta.

Zotri Mustafa tha se “dikush qëndronte me Macron e Merkel e dikush tjeter i rrehte shpinën Vuçiçit.” Me tej zotri Mustafa tha se idea e marrjes së Luginës së Preshevës dhe korigjimi të kufirit e prezentuar nga Presidenti Thaçi, u shua ende pa u kthyer ky i fundit në Kosovë, njëjt sikur që edhe idea e takses morri goditje finale në Berlin.

Këtu keni postimi e plotë të z. Mustafa

“Nga pritjet spektakulare, takimi I Berlinit dha rezultate normale për një përbërje të tillë. Dërgoi mesazhe që Evropës i nevojitet një Ballkan Perëndimor i cili nuk gjeneron konflikte dhe kriza, por paqe. Nuk ofroi modele dhe nuk përjashtoi modele. Sikurse Kancearja gjermane, Merkel, ashtu edhe Presidenti i Francës, Macron, i përsëritën qëndrimet e tyre të njohura për marrëveshjen Kosovë- Serbi.
Nuk ka qenë e pritshme që presidentët dhe kryeministrat e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do të vendosnin për çështjet e Kosovës dhe Serbisë në një takim të tillë. Për këto çështje vendoset në takimet e ketyre dy vendeve me ndërmjetësim të BE-së ( pasi të kryhen zgjedhjet ne PE) dhe me një rol të fuqishëm të SHBA-së.
Deklaratat e Presidentit ThaçI se atje do të zgjidhë problemin e liberalizimit të vizave dhe atë të Luginës së Preshevës si dhe ato të Kryeministrit Haradinaj për tarifat dhe kufijtë ishin për konsum të brendshëm, dhe u shuan ende pa u kthyar ata në Kosovë. U shuan sikurse uniteti i delegacionit të shqiptarëve, që i bëri bashk aeroplani i Behxhet Pacollit deri në Berlin, por në Berlin dikush fliste me Merkel dhe Macron e dikush ia rrihte krahët Presidentit të Serbisë.
Është iluzion të pritet një marrëveshje e qëndrueshme me Serbinë, në qoftë se paraprakisht nuk krijohet një zë i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe i opozitës dhe pozitës për këtë çështje. Për një zgjidhje të tillë duhen të ndodhin zgjedhjet sa më parë në Kosovë.”

/GazetaPremium