Take a fresh look at your lifestyle.

Vasfije Krasniqi deshmon para Kongresit Amerikan për dhunën seksuale

Vasfije Krasniqi-Gudman bashkë me ish-Presidenten Adifete Jahjaga do të dëshmoj sot për dhunën seuksuale të përjetuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Vasfije Krasniqi-Gudman e mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, sot me 30 Prill do të dëshmoj për tmerrin e përjetuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo bashkë me Ish-Presidenten Adifete Jahjaga dhe Ilir Bytyqin do të marrin pjesë në Kongresin Amerikan, për të treguar tmerrin që përjetoi dhe sikur për të ju dalur në ndihmë edhe mija grave të tjera të cilat kanë pësuar njëjt si Vasfije Krasniqi gjatë luftës nga forcat serbe.

Kujtojmë që Vasfije Krasniqi-Gudman kishte dëshmuar publikisht në Kosovë vitin e kaluar, kurse rasti i saj në drejtësinë Kosovare nuk ishte marrur parasysh ani pse kjo e fundit kishte bërë kallxim penal ndaj fajtorëve serb të cilet Vasfije Krasniqi i kishte identifikuar.

/GazetaPremium