Take a fresh look at your lifestyle.

Vuçiqi përplaset me gazetarët e Kosovës në Berlin

Vuçiq pastaj ju drejtua duke i thënë se do ta ndërtoj një stadium në Graqanicë

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq pas takimit me Përfaqësuesen Speciale, Federica Mogherini është ndalur të flas për media, me ç’rast edhe është përplasur me gazetarët nga Kosova.

Deri sa po fliste, Vuçiqi tha se do të rregulloj stadiumin e Beogradit që të luhet kompeticioni i futbollit, Liga e Kampionëve aty.

Gazetari, Fidan Rama i tha se edhe në Prishtinë luhet Liga e Kampionëve .

Vuçiq pastaj ju drejtua duke i thënë se do ta ndërtoj një stadium në Graqanicë.

Graqanica është qytet i Kosovës, iu përgjigj gazetari Rama.

Ndër të tjera Vuçiq tha se dëshiron ta mësojë gjuhen shqipe sepse atë po e njohin gazetarët. Por i menjëhershëm ishte reagimi i gazetarit Rama i cili tha se jemi të gatshëm ta paguajmë. Ndërsa Vuçiq i nervozuar pyeti, ju të më paguani?….dhe më pas u largua nga gazetarët.

/GazetaPremium