Take a fresh look at your lifestyle.

Financial Times: Samiti i Berlinit, dush i ftohtë për Ballkanin Perendimor

E përditëshmja Amerikane “Fainancial Times” ka sqaruar se Samiti i Berlinit ishte një goditje e fortë për vendet e Ballkanit Perendimor, duke i sygjeruar këta të fundit që t’i zhvillojnë vendet e tyre.

“Dush i ftohtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, kështu e përshkruan mediat e huaja si “Financial Times” përfundimin e Konferencës së një dite më parë për Ballkanin Perëndimor, në Berlin. Sipas tyre, presidenti Makron raportohet të ketë ruajtur qëndrimin se Parisi do të parapëlqente të ndihmojë vendet në fjalë me reformat në ekonomi, siguri dhe drejtësi, më shumë se sa zgjerimin e BE-së.

Presidenti francez Makron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, raportohet të kenë qenë pesimist se zgjerimi i BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ndodhë së shpejti. Megjithatë, në një intervistë për Handelsblat, komisioneri për zgjerim Johanes Han ka deklaruar se Komisioni Evropian, në maj, do të propozojë fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi, sipas Han, është marrë në bazë të kritereve të vendosura nga Komisioni në bashkëpunim me vendet anëtare.

Kurse Kosovës dhe Serbisë ju ka kërkuar ti normalizojnë vërtetë marrëdhenjet dhe t’i stabilozojnë vendet e tyre si në drejtësi të qendrueshme ashtu edhe në zhvillim ekonomik.

/GazetaPremium