Take a fresh look at your lifestyle.

Presidenti Thaçi i indinjuar me Bosnjen

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij për qasjen e Bosnjes dhe Hercegovines ndaj shtetit të Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur indinjaten e tij ndaj Bosnje-Hercegovinës, për shkak të qasjes së kësaj të fundit sa i takon njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.

Presidenti Thaçi në një konferencë për media theksoj se Bosnja nuk është aspak kooperuese ndaj Kosovës, dhe se këtë shqetësim ua ka shprehur edhe Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron në Samitin e Berlinit.

Ai theksoj se ka shumë mundësi që edhe kur Kosova të fitoj Liberalizmin e Vizave, Bosnja të vazhdoj të mos i heq vizat për qytetarët e Kosovës, duke shtuar se kjo minimizon skajshmërisht raportet në mes të Kosovës dhe Bosnjës.

/GazetaPremium