Take a fresh look at your lifestyle.

Gani Geci: Pse po i tuteni Hashimit, a jeni shitur?

Ish-Deputeti i LDK-së dhe anëtari i kësaj partie Gani Geci ka kritikuar ashpër deputetët e LDK-së se po ruhen për poste politike.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhet e LDK-së Gani Geci i ka kritikuar ashpër kolegët e tij deputet, ndaj të cilëve ka lëshuar shumë akuza dhe fjalë të rënda. Geci ka akuzuar disa deputet të LDK-së se e kanë shitur prapan… për pushtet, dhe se sot nuk ju intereson se a mbet në pushtet Hashim Thaçi apo jo.

Tutje Geci ka thënë se kjo është e rënd, pasi që disa deputet diten shkarraviten në zyret e LDK-së e naten në ato të PDK-së.

Këtu keni shkrimin e plotë të ish deputetit Gani Geci.

Te nderuar miqë.
Këta tanët LDK-ja e jonë kanë deshirë veq me thënë duhet me rrxu kta duhet me i dërgu në Hagë.
E kur ti thirrin me dëshmuar për vrasjet politike të pasluftës ose për korropcion thonë,jo unë jam deputet deputete, nuk e di kush ma ka vrarë axhën, as kush ma ka vrarë babanë, as kush ma ka vrarë vëllaun, vetëm këta kundërshtarët tanë duhet me i dërguar në Hagë.
Nganjëherë aq shumë merren me propaganda konspirative këta tanët sa që nganjëherë ia kalojnë edhe UDB-së edhe SHIK-ut!
Për me dërguar dikë në Hagë duhet me mshel prapani… me i dalë përballë urdhëdhënesve dhe vrasëseve sy me sy, e per me iu dal përpara sy me sy duhet me pas fakte.
E për me pas fakte u dasht me punu e me hetu 20 vite edhe duhet prap mos me e shit prapani… as me pare as me poste, as me poste per vete, as për anëtarë të familjes.
Sepse si ta shitsh prapani…. të thot ky Hasha qysh i tha atij të VV je zvarit si zvaranik met bërë Avokat të Popullit e të kam bërë avokat me të njofshëm.
Shumë nga tanet nuk kanë guxim as gojën me qelë se e kanë shitur prapanicën, e dëshirat e disave në partin që e mbështeti unë dhe familja ime janë që unë dhe familja ime mu vra në Drenicë për parti, e këta me i ba Minstra zvaranikët që zvaritën gjithë diten në LDK-ë e gjithë naten në PDK .

Kujtojmë që Geci njihet për kuvendin e karrigeve, dhe është njëri nga shkaktarët e ndarjes së LDK-së në vitin 2006-të.

/GazetaPremium