Take a fresh look at your lifestyle.

Komuna e Pejës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimin me Shell Kosova

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxherri ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e naftes në Kosovë Shell Kosova.

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxherri ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e naftës Shell Kosova, kjo marrëveshje si qëllim kryesor ka ndihmesen e fermerve të qytetit të Pejës, ka njoftuar faqja zyrtare e kësaj komune.

Tutje në njoftimin zyrtar të Komunës së Pejës njoftohet se, kompania Shell Kosova për të gjithë fermerët e kësaj komune do të zbres çmimin e naftës për 5 cent në litër.

Këtu gjeni njoftimin e plotë të Komunës së Pejës

Memorandum Mirëkuptimi

Komuna e Pejës dhe Shell Kosova kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për përkrahjen e fermerëve të Komunës së Pejës.

Qëllimi i këtij memorandumi është përkrahja e fermerëve në forma të ndryshme për t’i kryer punët sa më mirë dhe sa më lehtë, që është e mundur, po ashtu edhe për t’i motivuar përmes ndihmave dhe subvencioneve, që sa më shumë të punohet toka dhe të zbutet papunësia.

Kompania Shell Kosova për të gjithë fermerët e komunës, që janë në regjistrat e Drejtorisë për Bujqësi nga fitimi i vetë, që realizon gjatë shitjes do të ofrojë zbritje të çmimit të derivateve të naftës 5 cent për litër.

Ky Memorandum Mirëkuptimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga palët dhe është i zbatueshëm për stinët pranverë, verë dhe vjeshtë.

/GazetaPremium