Take a fresh look at your lifestyle.

Krenarë që jetojmë me të, ta shijojmë sa e kemi

Linonel Messi e ka vërtetuar edhe një herë se pse është më i miri i gjitha kohërave.

Lionel Messi nuk ndalet, ylli Argjentinas dhe lojtari i Barcelonës ka shpartalluar i vetëm skuadren e Liverpool, duke e vërtetuar edhe një herë, se është njëri ndër më të mirët e të gjitha kohërave në futboll, por mos të thënë më i miri.

Ai realizoi dy gola nga tre sa i realizoi ekipi i tij Barcelona kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë të gjysem-finales, duke ja bërë kështu me dije ekipit të Jurgen Klopp se nuk kanë se cfarë kërkojnë në këtë gjysem-finale.

Sa i takon ndeshjes, Liverpooli bëri lojen e tij, duke bërë presion të vazhdueshem, por kjo nuk mjaftoj, sepse Messi u përkujdes që me dy gola të shpejt në pjesen e dytë, në minuten e 75-të dhe 81-të të ngris epërsinë në 3-0, duke e bërë të pa arritshme për Liverpoolin.

Sido qoftë ndeshja e dytë luhet në “Anfild” dhe The Reds njihen si ekip qe rikthen rezultatet, ani pse kunder një Barcelone dhe kunder një gjeniu siç është Messi, është pak i besueshëm një rikthim senzacional.

/GazetaPremium