Take a fresh look at your lifestyle.

Aktorja rrëfen sikletin e skenave seksuale: Vëllai im ishte kameraman

Game of Thrones është seriali më i ndjekur dhe më i diskutuari gjatë javëve të fundit pas shfaqjes së pjesës së parë të sezonit të 8 dhe të fundit.

Aktorja Emilia Clarke, e cila luan rolin e Daenerys Targaryen, në një intervistë televizive ka folur për skenat seksuale, për të cilat thotë se është ndier në siklet. Kjo për shkak se vëllai i saj punon në departamentin e kamerave në xhirimet e këtij seriali.

Ajo thotë se bën çdo gjë që vëllai i saj të jetë jashtë dhomës kur xhirohen skena të tilla. Emilia shprehet se këto episode e vendosin në siklet.

Ajo është pyetur edhe për punën me aktorin tjetër protagonist Kit Harington, i cili luan rolin e John Snow, për të cilin tha se është treguar arrogant kur po xhironte momentet e fluturimit me dragua.

Deri më tani janë transmetuar 3 seri të episodit të 8 të Game Of Thrones, kur kanë mbetur edhe 3 të tilla. Emilia dha edhe një këshillë për fansat e shumtë të serialit: “Episodi 5 është më i madhi. Gjeni televizorin më të madh që mundeni”.

Episodi i 3 ishte beteja e Winterfell, plot 82 minuta dhe më i gjati nga të gjitha seritë. Aktorja tregoi se xhirimet për episodin e 3 kanë zgjatur mbi 55 netë.

/GazetaPremium