Take a fresh look at your lifestyle.

Dega e Sejdiut nesër zgjedh Kryetarin e saj, kush pritet të jetë!!?

Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë nesër, pritet të zgjedh Kryetarin e saj.

Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë pritet që nesër të zgjedh strukturat dhe kryetarin e saj, ku në garë janë dy kandidatë tejet punëtor, si kryetari aktual i degës Mustaf Krasniqi si dhe anëtari i LDK-së në KQZ Florian Dushi.

Burime të LDK-së thonë se pritet një garë demokratike por me rezultat të ngushtë, ku nuk dihet fituesi. Por gara nuk mbaron me kaq, kjo pasi që kjo degë pritet të ketë edhe kandidatin e saj për Kryetar partie, kjo pasi nga kjo degë pritet të delegohet si i nominuar ish- Presidenti i shtetit z. Fatmir Sejdiu, i cili duhet cekur se ka shprehur dëshriën për të qenë sërish Kryetar i LDK-së, ani pse në vetëdijen e tij, ekziston humbja e pësuar nga Kryetari aktual i LDK-së Isa Mustafa.

Kuvendi pritet të mbahet nesër gjatë mesdites, bëjnë të ditur burimet e Gazetes Premium brenda kësaj dege të LDK-së, që po del të jetë mjaftë e rëndësishme.

/GazetaPremium