Take a fresh look at your lifestyle.

Presidenti Meta takohet me Erdogan

Kreu i shtetit, Ilir Meta është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Presidenti Meta, njofton se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera. Njofton Klan Tv.

“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen”.

Në takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona

/GazetaPremium