Take a fresh look at your lifestyle.

Vlora Dumoshi: LDK ka vendos demokracinë si themel të saj

Asambleistja e LDK-së dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie, në një postim të saj në rrjetet sociale, ka potencuar se demokracia është bazamenti i LDK-së

Asambleistja e LDK-së në Prishtinë dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie, pas një kuvendi zgjedhor në degen e LDK-së në Artanë, është shprehur se: “Antarësia e aktive e LDK-së në Artanë tregoi vlerat dhe kulturën njerëzore në procesin e brendshëm zgjedhorë.”

Tutje Dumoshi ka përgëzuar anëtarët e kësaj dege, për një proces të mirëfilltë demokratik, duke uruar njëkohësisht strukturar e zgjedhura në këtë degë, duke potencuar se LDK ka vendosur në themelet e saja demokracinë duke qenë kështu shembull edhe për subjektet e tjera.

Kujtojmë që z. Dumoshi ishte edhe shefe e kabinetit të Kryeministrit në qeverinë Mustafa.

/GazetaPremium