Take a fresh look at your lifestyle.

Blerand Stavileci i ashpër me Albin Kurtin

Zyrtari i lartë i PDK-së dhe ish-ministri i kësaj partie Blerand Stavileci ka shfaqur tone të ashpra kunder liderit të VV-së Albin Kurtit.

Zyrtari i lartë i PDK-së dhe njëherisht nënkryetari i kësaj partie ka shprehur shqetësimin e tij shumë të lartë ndaj liderit të Vetvendosjes Albin Kurti. Madje Stavileci e ka quajtur Kurtin, komunist, duke i kërkuar të garoj me partitë shqiptare dhe jo të sulmoj minoritetet, “ai mbetet vetëm një mohues i shtetit të Kosovës” ka thënë në mes tjerash zotri Stavileci në llogarinë e tij në Facebook.

Më poshtë e keni shkrimin e plotë të Blerand Stavilecit.

“Komunist, garo me shqiptar e jo me bashkëkombas të Hodzic-it të Listës Serbe!

Në këtë Natë të Madhe, në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur harmonia dhe pajtimi duhet të mbisundojë kudo, Albin Kurti prej Vlad-imirit, duke mos njohur komb, fe e atdhe lajmërohet nga humnera e tij politike. Ai mbetet një dhe vetëm një: mohues i Kosovës shtet, sharësi më i madh i shtetit tonë krahas Beogradit e Moskës, preferuesi i sllaveve ose të huajave, sepse femrat shqiptare për të s’janë të denja për martesë e familje, godet për vota prapë shqiptarët, Mitrovicën dhe Kosovën. Këtë e bën vetëm Albin Kurti, mohuesi e kundërshtari i shtetit të Kosovës si Beogradi e Moska, organizuesi i orgjive shfrenuese, shizofreni dhe mohuesi i vetëm i Kosovës shtet. Don kinse ta fitojë Mitrovicën me joshqiptar në emër të shqiptarisë, me bashkëkombasin e Adriana Hoxhiqit të Listës Serbe. Qytetarë të Mitrovicës, jo pseudopatriotëve, jo komunistëve, jo të pamoralshmive, jo demagogëve, jo nihilistëve, pa komb dhe pa identitet. Mitrovica vetëm për shqiptarët e assesi për marionetat Vlad-imirase.”

/GazetaPremium