Take a fresh look at your lifestyle.

Maqedonia e Veriut voton sot për Presidentin e ri

Maqedonia Veriore, sot voton në rundin e dytë për president të ri, kurse shqiptarët pritet të përcaktojnë fituesin.

Konkretisht në garë janë  Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga social-demokrati, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së, që drejtohet nga Hristijan Mickovski.

Stevo Pendarovski dhe partia e krahut të djathtë Gordana Siljanovska-Davkova përfunduan në balotazh në raundin e parë të votimit, muajin e kaluar.

Votimet janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtën e votës e kanë rreth 1.8 milion persona të cilët mund ta realizojnë në 3512 vendvotime. Zgjedhjet do të jenë të vlefshme nëse në votime dalin mbi 40 për qind e zgjedhësve.

Nëse pjesëmarrja e votuesve me ulët se shifra e lartpërmendur, në balotazhin e dytë të së dielës, e gjithë procesi do të anulohet duke kërcënuar një periudhë të re pasigurie politike në një prej shteteve më të varfra të Evropës.

/GazetaPremium