Take a fresh look at your lifestyle.

Finale Angleze… Tottenahm e mundëson atë

Tottenhamit ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Ajaxit me rezultat 3-2 në Johan Cruyff Arena për të kaluar në finale.

Rezultati i përgjithshëm ishte 3-3, por anglezët kalojnë tutje falë golave si mysafirë. Heroi i Tottenham ishte Lucas Moura që shënoi tri gola.

Ndeshja nisi shumë mirë për Ajaxin që shënuan në minutën e pestë.

Një harkim nga këndi i Lasse Schone shkoi në kokën e De Ligt që shënoi për 1-0.

Gol i bukur i kapitenit që po shënon shpesh në kohën e fundit.

Tottenhamu kundërpërgjigj me Heung Min Son, por që nuk arriti të shënojë. Ajaxi e gjeti goli e dytë në minutën e 35-të. Hakim Ziyech mori një pasim të bukur nga Tadic dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Tottenhami arriti të reagojë menjëherë në pjesën e dytë duke shënuar dy herë. Ishte Lucas Mouras që shënoi në minutat 55′ dhe 59′. Ajaxi tentoi të rrezikojë me Ziyech, por dy herë u ndal nga portieri Hugo Loris.

Tottenhami bëri trusni deri në fund dhe kjo iu shpagua.

Lucas Moura arriti të shënojë gol në minutën e pestë shtesë për ta prekur finale. Feste e madhe e anglezëve që për herë të parë shkojnë në finale të Ligës së Kampionëve.

/GazetaPremium