Take a fresh look at your lifestyle.

Gjini: Edi Rama qe 1 vit lobon për ndarje të Kosovës

Kryetari i Komunës së Gjakovës nga AAK Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Edi Rama, duke e fajsuar këtë të fundit për iden e “korigjimit të kufirit.”

Ardian Gjini ka shtuar numrin e akuzave të zyrtarëve të AAK-së ndaj Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke bërë të ditur se ky i fundit qe një vit ka punuar pro ndarjes së Kosovës.

Z. Gjini ndër të tjera këtë aktivitet e ka quajtur si tragjedi për Kosovën.

Këtu keni të plotë postimin e z. Ardian Gjini.

“Mbreti eshte cullak

Edi Rama jo vetem qe ka hyre ne valle te ndarjes se Kosoves por edhe krejt publikisht ka lobuar per nje skenar te tille qe nga vera e vitit te kaluar. 
Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar eshte pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i beje dy pune krejt palidhje; provon qe ne te njejten kohe ta shpetoje projektin pothuajse te vdekur si dhe te shfajesohet per nisjen e tij. Po ne te njejten kohe, skuqet sysh kur dikush ia thote te verteten. Mbreti eshte cullak. 
Rama eshte lajthitur kur ka menduar se e ka blere mbeshtetjen e shqiptareve me nje fjali ne Beograd (dhe ate ne marreveshje me mikun e tij Aleksander). Rama, je vetem nje politikan skajshem oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet per ndarje te Kosoves, po genjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njeqind kile mish. 
Edhe nese bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do te mbetet hero, edhe i luftes edhe i pasluftes. Ndersa ti, nje dikush qe ka dashur te behet mbret por ka mbetur cullak. 
Tani gjeje vet se kush jane gomeret genjeshtaret e psikopatet.”

/GazetaPremium