Take a fresh look at your lifestyle.

Çka po ndodhë në Degën e Borovcit në Prishtinë, zyrtari i saj publikon kërcnimin

Zyrtari i lartë i degës së tretë të LDK-së në Prishtinë Bujar Hasimi ka raportuar për një kërcnim serioz në mbledhje të degës së tretë të LDK-së në Kryeqytet e cila udhëhiqet nga Hazir Borovci.

Zyrtari i lartë i LDK-së në degën e tretë Bujar Hasimi ka postuar në rrjetin e tij social në Facebook, një kërcnim i cili sipas tij i është bërë nga disa zyrtar të tjerë të Kryesisë së Deges së 3-të të LDK-së, degë kjo e udhëhequr nga Kryeari aktual Hazir Borovci.

Burime të gazetës Premium, marrin vesh se njëri nga përsonat që ka kërcënuar zyrtarin Bujar Hasimi, ka qenë familjar i kryetarit aktual Hazir Borovci.

Këtu gjeni shkrimin e plotë të zyrtarit të kësaj dege Bujar Hasimi.

” Tani në këto momente lëshova mbledhjen e kryesisë së degës së tretë të LDK-së në mënyrë demonstrative. Gjatë 20 minutave të para në këtë takim u kërcënova nga dy persona radhazi, ku njëri edhe u vu në gjendje gadishmërie për sulm fizik. Kjo mënyrë e sjelljes nuk i bën nder procesit zgjedhor në degën tonë.
Vazhdojm fuqishëm në forcimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të LDK-së pavarësisht sfidave.”

/GazetaPremium