Take a fresh look at your lifestyle.

Dua Lipa në përvjetorin e 18 të lindjes së motrës, publikon foto nga fëmijëria

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të angazhuara shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare gjatë vitit të kaluar kalendarik ka pasur një numër të madh të sukseseve dhe ka mbajtur disa koncerte duke përfshirë një të tillë edhe në Kosovë.

Zeshkania 23-vjeçare është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Disa të tilla i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram me rastin e 18 vjetorit të lindjes së të motrës, Rinës.

“Rina pina. 18-vjeçare, por gjithmonë bebushi im. Urime ditëlindjen engjëlli im dhe shoqja ime më e mirë”, ka shkruar ndër të tjerash Lipa. Ndryshe, Rina kohët e fundit ka realizuar një foto shoting gjersa Dua është duke punuar në këngët e reja për albumin e ri.

/GazetaPremium