Take a fresh look at your lifestyle.

Flet Kryetari i Degës: SHIKU ka nderhyrë në degën e LDK-së në Mitrovicë

Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë ka komentuar ngjarjet e ndodhura në degën e kësaj partie në Mitrovicë, duke akuzuar shërbimin sekret të njohur si SHIK për ndërhyrje në procesin zgjedhor të LDK-së.

Kryetari i degës së LDK-së në këtë qytet, Safet Kamberi ka thënë për Gazetën Blic se në këtë Kuvend ka pasur pasur tendenca të njerëzve të padëshirueshëm që ta sulmojnë Fisnik Çitakun i cili është në garë për kryetar të degës.

Shton se në këtë proces ka edhe  tendenca të ndërhyrjeve edhe të partive tjera. Kurse për KTV-në ai ka thënë se sulmi është tendencë e njerëzve të SHIK-ut brenda partisë me qëllim për ta dëmtuar LDK-në

“Edhe në takimet tjera të partisë që janë mbajtur të dielën në Mitrovicë ka pasur prezencë të subjekteve të tjera, dhe një pjesë e madhe e LDK-së e ka lëshuar takimin. Sulmi është tendencë e njerëzve të SHIK-ut brenda partisë me qëllim për ta dëmtuar LDK-në”, ka thënë ai.

Kujtojmë se SHIKU ishte strukturë paralele e udhëhequr dikur nga tani Kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli.

/GazetaPremium