Take a fresh look at your lifestyle.

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, paralajmron viziten e Haradinajt te Merkel

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së Fiknete Bejta paralajmron viziten zyrtare te Kryeministrit Haradinaj në Gjermani.

Fiknete Bejta asambleistja e AAK-së përmes një shkrimi në llogarinë e saj zyrtare ka njoftuar publikun, se Kryeministri i shtetit Ramush Haradinaj do të vizitoj Gjermaninë në fillim të muajit Qërshor.

Madje Bejta thumboj edhe Presidentin Thaçi, duke thënë se: “Kryeministri Haradinaj do vizitojë Kancelaren Merkel, sikur që kishte bërë ish-Kryeministri Isa Mustafa, kurse Presidenti Thaçi ani pse që nga vitit 2008-të në pushtet, asnjëherë nuk ka arritur ta takoj zyrtarisht Kancelaren Angela Merkel.

Këtu keni postimin e plotë të Fiknete Bejta.


“Më 6 qershor, Kryeministrin Haradinajn e pret në takim homologia gjermane Angela Merkel në Berlin.
Një takim të këtillë në Gjermani e kishte realizuar edhe kryeministri Isa Mustafa, por asnjëherë Hashim Thaçi edhe pse ēshtë nē pushtet që nga viti 2008.”

/GazetaPremium