Take a fresh look at your lifestyle.

Njihuni me Trenin e ri të shpejtësisë 600 km/orë

Në Kinë, treni i ri i shpejtësisë së lartë që pritet të lëvizë me 600 km në orë, është një hap më pranë shndërrimit në realitet.

Prototipi u testua me sukses, dhe kompania shtetërore, ‘China Railway Rolling Stock Corporation’ ( CRRC), furnizuesi i dytë më i madh në botë i pajisjeve të transportit hekurudhor- thotë se prodhimi komercial i tij mund të nisë në 2021-shin.

Personat e përfshirë në projekt janë optimistë se ky tren do të arrijë t’a transformojë tërësisht peizazhin e udhëtimit në vend. Merrni distancën Pekin-Shangai për shembull, me avion është 4 orë e gjysmë, me një tren të zakonshëm të shpejtësisë së lartë një orë më shumë se aq dhe me super trenin, për të cilën po flasim, koha do të shkurtohet në 3 orë e gjysmë, thotë inxhinieri Ding Sansan.

Trenat e përdorur aktualisht në linjën mes Pekinit dhe Shangait kanë një shpejtësi operative maksimale prej 350 km/h, ndërsa ato maglev, siç njihen ndryshe, përdorin një sistem magnetesh, për t’a ngritur mjetin pak nga toka, çka redukton fërkimin, duke i’a bërë më të lehtë shtytjen përpara.

/GazetaPremium