Take a fresh look at your lifestyle.

Koeman nuk është në garë për postin e trajnerit të Barcelonës

Ish-trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, është duke u lidhur me një kalim te Barcelona, pasi raportohet se këta të fundit po mendojnë që ta shkarkojnë Ernestvo Valverden.

Edhe pse e fitoi titullin kampion në La Liga, trajneri spanjoll dështoi ta fitonte Kupën e Mbretit dhe u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli.

arcelona po mendon ta shkarkojë Valverden, duke rikthyer interesimin për ish-lojtarin e tyre, mirëpo Koeman ka thënë se nuk është momenti i duhur.

“Unë e kam konfirmuar veten si trajner i Holandës. Nëse keni kaluar një vit në kombëtare dhe keni një vit deri te Kampionati Evropian, nuk mund të largoheni, nuk është momenti”, ka thënë trajneri holandez.

“Nuk jam i shqetësuar nga spekulimet, i kam lënë pas shpine, pasi jam i fokusuar vetëm te sukseset e kombëtares dhe asgjë tjetër”.

“Nuk ka rëndësi se çfarë them unë, njerëzit nuk do të ndalen së foluri për të ardhmen time. Barcelona është një klub që unë e dua dhe kam luajtur në Camp Nou, por them se tani nuk është momenti”, ka shtuar më tej Koeman. 

/GazetaPremium