Take a fresh look at your lifestyle.

Nendega Velania përfundon procesin zgjedhor në LDK, Agim Matoshi Kryetar i saj

Nëndega e Velanisë ka përfunduar procesin zgjedhor në kuader të zgjedhjeve të brendshme të LDK-së

Tani më është e ditur se LDK është në proces të brendshëm zgjedhor, dhe dje ka përfunduar procesi edhe në lagjen Velania, lagje kjo e njohur si Nëndega e Presidentit Rugova, kjo pasi Presidenti Ibrahim Rugova kishte jetuar dhe vepruar në këtë lagje.

Kryetar i kësaj Nëndege të LDK-së u zgjodh edhe për një mandat 4 vjeçar, Z. Agim Matoshi.

Kujtojmë që pjesë aktive në këtë Nëndegë të LDK-së janë edhe familja e Presidentit Rugova, nga ku është edhe deputetja Teuta I. Rugova.

/GazetaPremium