Take a fresh look at your lifestyle.

Veliaj: Më datë 30 qershor, referendum për të çuar Lulin, Saliun dhe Monën në shtëpi

Peza ishte ndalesa e radhës e kandidatit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, cili vijoi fushatën e tij elektorale ku bëri një bilanc të punëve të bëra edhe në këtë njësi, si dhe projektet e tjera që do t’i vijnë në ndihmë ekonomisë rurale.

“Kemi vetëm 15 ditë që e gjithë Peza, që e gjithë lugina e Erzenit, i gjithë fshati të ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm për 30 qershorin duke treguar që nëse ata janë me gurë ne jemi me përqafime, nëse ata janë me molotov ne jemi me asfalt, nëse ata janë me fishekzjarre ne jemi me institucione arsimore, nëse ata duan sherr ne duam familjet tona dhe njëri-tjetrin. Nëse ne bëjmë diferencën data 30-të është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë bashkë me familjet tona. Iu them të gjithë demokratëve; ata i kanë rregulluar punët e tyre”, tha Veliaj.

Ai iu drejtua me një mesazh edhe të gjithë atyre ish simpatizantëve dhe militantëve të PD-së të cilët kanë vendosur që të mbështesin në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë Socialiste. Veliaj theksoi se PS është e vetmja forcë e cila i qëndron besnike qytetarëve dhe që nuk I ka zhgënjyer asnjëherë. “Kush është sot këtu si demokrat, si dikush që është zhgënjyer dhe do punë, është zhgënjyer nga urrejtja dhe do dashurinë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që marrin një kontratë dhe e lënë përgjysmë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që duan të zgjidhin hallet e tyre dhe jo hallet tona, po iu them se kanë bërë zgjedhjen e  duhur duke u bashkuar me PS-në, dhe e ju themi mirëserdhët në familjen tonë, nuk do iu zhgënjejmë kurrë”, deklaroi Veliaj.

Kandidati socialist nënvizoi se qytetarët shqiptarë e kanë tashmë të qartë se cila është diferenca mes opozitës e cila I ka sjellë vetëm shkatërrim vendit dhe Partisë Socialiste e cila ka qenë fokus qytetin dhe qytetarët për të ndërtuar më shumë çerdhe, kopshte,rrugë etj.

“Shqipëria është shumë më e emancipuar se opozita jonë. Çunat dhe gocat e Shqipërisë të demokratëve dhe socialistëve i kanë sytë në ballë, kush i ka parë kopshtet e reja ,shkollat, çerdhet që kemi bërë, kush e ka parë qoftë edhe këtë park dhe se si festohet këtu, kush ka parë të gjithë investimet që janë bërë nëpër lagje, dhe kush ka parë  kanalet vaditëse, kush ka parë se si janë mbjellë pemët, kush ka parë se si është rritur imazhi i Tiranës, kush ka parë se sa turistë kanë ardhur, kush ka parë që ekonomia e Tiranës po rritet me 10 %,  i ka sytë në ballë dhe në datë 30 do të votojë Partinë Socialiste të Shqipërisë”, nënvizoi ai.